Evropa

Kriza demografike, si mund të integrohen në tregun e punës të BE-së punonjësit në moshë

Përditësimi i fundit: 13/02/2020 - 21:40
Text size Aa Aa

Popullsia në mplakje e Europës është një fenomen demografik i cili paraqet një zbritje si në normat e lindjes ashtu dhe në ato të vdekjes, si dhe jetëgjatësi më të lartë për popullatën e Europës.

Plakja e Europës duket se do të ketë një ndikim domethënës në shumë anë të shoqërisë dhe ekonomisë.

Fondi Social Europian është instrumenti kryesor i Europës për të mbështetur punësimin, të ndihmojë drejt punësimit të mirë dhe të drejtë të qytetarëve.

“Mendoj se jetojmë në një situatë kur kemi shumë sprova të lidhura me zhvillimin teknologjik dhe plakjen e popullatës, qoftë në temë të përgjithshme ashtu si dhe në fuqinë punëtore”, thotë zv. Drejtorja e Përgjithshme e Komisionit të BE-së, Andriana Sukova.

“Kështu që na duhet të veprojmë. Duhet të përdorim fondet për të ndihmuar njerëzit… duhet t’i ndihmojmë të gjejnë dhe të hasin mundësi të reja, por gjithashtu të jenë të gatshëm për marrëdhënie të reja punë”.

 

Ndikimi i popullsisë në plakje mbi ekonominë

Ekonomisti dhe fitues i çmimit Nobel, Christopher Pissarides, thotë se ka pabarazi demografike midis veriut dhe jugut dhe se këto vijnë si pasojë e problemeve të mëparshme: 

“Për shembull, nëse i hedh një sy studimeve të ndryshme që janë bërë sesi vendet europiane po përshtaten me teknologjinë e re, ka një hendek shumë të madh midis veriut dhe jugut”

“Keni Skandinavinë dhe Gjermaninë që janë më se të përgatitura që të përdorin çfarë do lloj teknologjie të re që kanë dhe pastaj sheh nga jugu dhe ndoshta ka një ose dy gjëra që janë aty, por ka më shumë gjasë që të jenë shumë mbrapa akoma.

“Ja se çfarë do të ndodhë në 10 deri 20 vitet e ardhshme. Do të rritet divergjenca”.

Menaxhimi i së ardhmes për popullsinë në mplakje të Europës

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me teknologjinë dhe të sigurohemi që kemi infrastrukturën e duhur për aplikimin e teknologjive digjitale në gjithë Europën dhe mos e lëmë tërësisht në duart e shtetit sepse e dimë që nëse e lejmë aty, disa vende dhe veçanërisht ato që janë aktualisht shumë të përparuara do të rriten edhe më shumë”, tha Pissarides.  

 “Duhet të reformojmë sistemin e pensioneve dhe ta ndryshojmë atë me atë të pensioneve të financuara”.

 “Duhet të kujdesemi për mbipopullimin e qyteteve dhe mjedisit tonë si dhe duhet të veprojmë së bashku për zhvillime që mund të ndërprenë unitetin e BE-së”.

 “Teknologjia është një ndër to, por emigracioni është një çështje e madhe që e kemi vendosur në sirtar sepse nuk dimë se çfarë të bëjmë, por herët a vonë do na duhet të hapim atë sirtar”.

Tregime të lidhura