Evropa

Mbretëri e Bashkuar, jep dorëheqjen ministri i Financave

Përditësimi i fundit: 13/02/2020 - 15:44
Text size Aa Aa

Sajid Javid ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Financave si pjesë e riformulimit të qeverisë që nga koha kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Europian.  

Mediat vendase kanë raportuar se kryeministri Johnson i ka kërkuar Javid që të zëvendësonte gjithë këshilltarët e tij.

Rishi Sunak është caktuar si Lordi i Thesarit për të zëvendësuar Javid, deklaroi zyra e kryeministrit. Sunak, në moshën 39-vjeçare, është personi më i ri që ka mbajtur këtë post.

Ai u zgjodh si anëtar i parlamentit në 2015-n.

Gjatë ditës, Johnson ka pushuar nga puna një sërë ministrash.

Julian Smith, Sekretari i Shtetit për Irlandën e Veriut, ishte ndër ministrat e parë që u lirua nga detyra, në një lëvizje surprizë që vjen disa javë pasi ai ndërmjetësoi marrëveshjen që bëri bashkë qeverinë e Irlandës së Veriut pas disa vitesh ngërçi.

“Ka qenë privilegj t’i shërbeja popullit të Irlandës së Veriut,” shkroi ai në Twitter, pasi raportohet se dëshironte të qëndronte ende në detyrë.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Irlandës tha se Smith e kishte kryer më së mirë punën e tij “në një periudhë sprove dhe rreziku të vërtetë”.

“Pa udhëheqjen tuaj, nuk mendoj se Irlanda do të kishte qeveri sot”, tha Coveney.

Tregime të lidhura