Evropa

Akuzat e Steinmeier: SHBA-ja, Kina dhe Rusia fajtore për rritjen e pasigurisë në botë

Përditësimi i fundit: 14/02/2020 - 21:51
Text size Aa Aa

Presidenti i Gjermanisë,  akuzoi Uashingtonin, Kinën dhe Rusinë për nxitje të mosbesimit global dhe pasigurisë  duke krijuar kushtet për një garë të re bërthamore.

Gjatë fjalimit të tij në konferencën vjetore të Sigurisë në  Mynih, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier shprehu keqardhje për qasjen e tri fuqive të mëdha në çështjet globale dhe pa e përmendur Donald Trump, e ironizoi atë për premtimin e tij për ta "bërë Amerikën përsëri të madhe".

”Sërish e madhe, madje edhe në kurriz të fqinjëve dhe partnerëve. Të paktën kështu duket”, - tha presidenti gjerman.

Ai akuzoi Rusinë për veprime të dhunshme, si në rastin e konfliktit të Krimesë, e po ashtu Kinën për zbatim selektiv të parimeve ndërkombëtare. Të dyja vendet së bashku me SHBA-në, u shpreh ai, po bëjnë të pamundurën për të cenuar sigurinë ndërkombëtare.

Tregime të lidhura