Evropa

Shkencëtarët belgë thonë se kanë gjetur antitrupin kundër COVID-19 nga një kafshë e pazakontë

Përditësimi i fundit: 20/03/2020 - 13:33
Text size Aa Aa

Shkencëtarët belgë kanë njoftuar se kanë zbuluar një antitrup të veçantë që ka aftësinë ta neutralizojë virusin që shkakton COVID-19.

Antitrupi vjen nga një burim shumë i papritur... nga lamat.

Prof.Xavier Saelenes, virolog nga Instituti i Bioteknologjisë në Vlaams, jep gjithashtu leksione te Universiteti i Gentit, Njësia për Virologji Molekulare.

Saelenes është ekspert për gripin. Interesat e tij kryesore kanë lidhje me gjetjen e vaksinave për lloje e ndryshme të gripit.

Ai beson se antitrupi që është zbuluar mund të jetë një arritje e madhe në luftën kundër COVID-19.

“Është e rëndësishme, sepse mund të jetë antitrupi që mund të asgjësojë COVID-19. Është antitrup i veçantë dhe e ka origjinën nga lamat. Është i pazakontë. Mendoj se kemi gjetur një pikë të dobët të virusit që mund të shfrytëzohet nga antitrupi i marrë nga kjo kafshë”, tha ai.

Edhe pse kjo është një arritje e madhe në zhvillimin e mundshëm të një ilaçi kundër coronavirusit, prapë, nuk do të ishte vaksinë.

Profesori Saelens shpjegon se për të arritur atë do të duhet një rrugë e gjatë.

“Zbulimi ynë është që nuk është vaksinë, në kuptimin strikt. Vaksinat mund t’ua bësh vetëm njerëzve të shëndetshëm”, tha ai.

Pikëpamja e prof. Saelens është që trajtimi i antivirist do të kërkonte gjashtë muaj.

Ndërkohë, ai i këshillon të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi, edhe pse shkencëtarët nuk bëjnë dot të njëjtën gjë.

“I kemi marrë të gjitha masat në laborator. Jemi një grup shkencëtarësh dhe po punojmë bashkë, po eksperimentojmë. Kemi maska të thjeshta mbrojtëse”, tha ai.

Tregime të lidhura