Evropa

Në Francë rriten rastet me coronavirus, të gjithë qytetet në heshtje nga gjendja e jashtëzakonshme

Përditësimi i fundit: 23/03/2020 - 18:52
Text size Aa Aa

Me Francën e mbyllur totalisht nga gjendja e jashtëzakonshme, Parisi dhe shumë qytete franceze kanë rënë në heshtje totale.

Autoritetet shëndetsore njoftuan se përhapja e COVID-19 në Francë ka marrë përmasa shqetësuese, ku sipas të dhënave të fundit të shëndetit publik, 24 orët e fundit janë shtuar 671 raste të reja, ndërkohë që numri i të prekurve ka arritur në 16,689. Numri i viktimave ka arritur në 674.

Autoritet Franceze u kanë bërë thirrje të vazhdueshme qytetarëve të mos dalin nga ambientet e tyre shtëpiake dhe për të ruajtur distancën sociale. 

Presidenti francez Macron më parë kishte deklaruar se kjo gjendje është vetëm fillimi.

Shkollat dhe insitucionet publike prej kohësh kanë mbyllur dyert, po ashtu edhe shumica e bizneseve.

Monumentet si Katedralja e Parisit apo muzeu i Luvrit që normalisht janë të tejmbushur nga turistë tani janë bosh, në pritje të rikthimit.

Tregime të lidhura