Evropa

Mblidhen para nga dhuruesit në internet, ndërtohet pavijoni për tetë ditë

Përditësimi i fundit: 24/03/2020 - 16:07
Text size Aa Aa

Në një kohë rekord prej vetëm tetë ditësh, në spitalin “San Rafaele” të Milanos është ndërtuar një repart me shtretër për terapi intensive.

Një video e përshpejtuar tregon se si pavijoni i ri është ndërtuar në kohë rekord, falë parave të dhuruara nga një fushatë bamirëse në “gofundme.com”.

Kjo fushatë ishte nisur gna Chiara Ferragni, një influencuese italiane e rrjeteve shoqërore, dhe burri i saj, këngëtari Fedez.

Për ndërtimin u dhuruan para nga 200 mijë njerëz, nga Italia e nga vende të tjera.

Reparti ka 14 shtretër dhe ka nisur të presë pacientët e parë.

Italia është vendi me më shumë të vdekur nga coronavirusi COVID-19. Deri tani janë shënuar më shumë se 6000 të vdekur dhe mbi 60 mijë të infektuar.

Pandemia e coronavirusit COVID-19 po ecën me ritme të shpejta. Deri tani janë prekur 381 mijë persona pothuajse në çdo shtet të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i  përgjithshëm i OBSH-së, tha se të gjitha vendet duhet ta luftojnë pandeminë pa u ndalur, duke bërë sa më shumë testime dhe gjurmim të kontakteve që kanë pasur të infektuarit.

Ai tha se shtetet botërore nuk mund të fitojnë vetëm duke u mbrojtur nga virusi, por edhe duhet të sulmojnë.

Në të gjithë botën janë 1.5 miliardë njerëz që u është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë, ndërkohë që qeveritë kanë kufizuar lëvizjet dhe veprimtaritë e shumta.

Deri tani, coronavirusi ka infektuar 381.000 njerëz dhe ka marrë 16.500 jetë.

Tregime të lidhura