Evropa

Shtohet sërish numri i viktimave në Itali, 743 të vdekur në 24 orët e fundit

Përditësimi i fundit: 24/03/2020 - 18:52
Text size Aa Aa

Italia ka regjistruar sërish një numër të lartë viktimash në 24 orët e fundit, teksa ka raportuar për 743 të vdekur.

Për të tretën ditë radhazi ka rënë numri i personave që kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 në Itali, sot janë shënuar 3,612 raste, dje 3,780 ndërsa të dielën 3,957.

Ndërkohë që numri i viktimave është rritur sërish pasi dje u regjistruar 601 të vdekur.

Departamenti i Mbrojtes Civile ka publikuar në rrjetin social Instagram një grafik të hartës të infektuarve në Itali ku duket qartë se rajoni i Lombardisë është më i prekuri me mbi 30 mijë raste.

400 deri në 3 mijë euro gjoba

Në përditësimin e situatës mbi COVID-19, kryeministri Conte ka hedhur dritë mbi vendimet e fundit të marra gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Kryeministri italian deklaroi se në kuadër të luftës kundër COVID-19 ai ka firmosur një dekret i cili hyn në fuqi menjëherë për masa edhe më të ashpra shtrënguese të cilat parashikojnë një gjobitje prej 400 deri në 3 mijë euro gjobë për këdo që shkel masat kufizuese.

Lexo gjithashtu :

 Spanjë, shifër rekord të infektuarish e të vdekurish

Mblidhen para nga dhuruesit në internet, ndërtohet pavijoni për tetë ditë

“Arrogantë dhe të pandjeshëm” kritika ndaj qytetarëve që injorojnë lutjet për distancim fizik

 

Tregime të lidhura