Evropa

Coronavirus, efektet pozitive të shtetrrethimit në Itali mbeten ende për t’u parë

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 17:38
Text size Aa Aa

“Efektet pozitive të shtetrrethimit në Itali mbeten ende për t’u parë”, kështu është shprehur drejtori i pavijonit të terapisë intensive në spitalin e Milanos për Euronews.

Giacomo Grasselli, nga Spitali i Poliklinikut, tha se deri dje, numri i pacientëve që janë në prite për përkujdesje intensive ishte ende në rritje, dhe për shkak se duhen disa ditë përpara se të shfaqen simptomat e COVID-19, reduktimi i numrave mund të fillojë të jetë i dukshëm gjatë “javës së ardhshme”.

Italia hyri në shtetrrethim të plotë në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e coronavirusit, i cili ka infektuar rreth 70 mijë persona dhe ka vrarë më shumë se 6,800 në vend, duke e bërë kështu vendin më të prekur në botë.

Lexoni gjithashtu:  Mblidhen para nga dhuruesit në internet, ndërtohet pavijoni për tetë ditë

Në spitalet e Italisë dhe të Spanjës nuk ka mbetur më shumë hapësirë dhe ka mungesa mungesë pajisjesh, teksa në javën e fundit është rritur ndjeshëm numri pacientëve që paraqiten në spital me simptoma të rënda.

Grasselli i tha Euronews se spitali i tij po mundohet t’i garantojë pacientëve trajtimin e duhur veçanërisht kur “pacienti i ka shanset e larta për të mbijetuar”, por duke qenë se numrit të mëparshëm të mjekëve dhe infermierëve tashmë u duhet të trajtojnë një numër shumë më të lartë pacientësh, “do të thotë se cilësia e përkujdesjes nuk mund të jetë si më parë”.

“Deri tani ia kemi dalë mbanë, por po bëhet gjithnjë e më e vështirë.”

Italia është në shtetrrethim që nga 10 marsi, dhe qytetarët mund t’i lenë shtëpitë e tyre vetëm për të shkuar në punë, për të blerë produktet më të domosdoshme ose për arsye shëndetësore.

Tregime të lidhura