Evropa

Francë, vdekjet nga COVID-19 mund të jenë shumë më të larta

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 16:57
Text size Aa Aa

Një arkivol doli të mërkurën nga një azil të moshuarish në rajonin e 12 të Parisit. Shtëpitë e pensionistëve, si ajo e Fondacionit Rothsçajlld, kanë raportuar një numër të madh vdekjesh nga coronavirusi.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, Fondacioni Rothsçajlld numëron 16 vdekje për shkak të virusit, në një popullsi prej 510 rezidentësh.

Por numri i vdekjeve për shkak të COVID-19 mund të jetë shumë më i lartë se sa raportimet e përditshme të qeverisë, që numëron vetëm ata që vdesin në spitale.

Mediat franceze kanë raportuar raste të shumta të vdekjeve nga koronavirusi në shtëpitë e të moshuarve. “Le Monde” shkroi për 39 vdekje në azilet e rajonit Ile de Frons, në rrethinat e Parisit dhe tha se vetë menaxherët ngurronin të raportonin të dhënat.

Franca raportoi një bilanc prej 1 mijë e 100 të vdekur nga koronavirusi ditën e martë, një rritje drastike krahasuar me 91 vdekje që ishin më 14 të të njëjtit muaj, një shifër që i bie të jetë më shumë se dhjetëfishuar në ditët në vazhdim.

“Në ditët e ardhshme do të mund të kemi një bilanc me bazë ditore dhe rrjedhimisht më shumë shifra që do të lidhen me vdekjet nëpër azile. Synimi është të monitorojmë dy vendet kryesore ku regjistrohen vdekjet nga KOVID-19, që janë spitalet dhe shtëpitë e azilit. Ne e dimë që vdekjet në spitale përbëjnë një pjesë të vogël të vdekjeve”, tha Salomon, drejtor i Shëndetit Publik.

Në Francë, ku bllokada mbarëkombëtare hyri në fuqi më 17 mars, numri i infektimeve u rrit me një mesatare prej 26 për qind në ditë, por të martën kuota ra në 15 për qind.

Tregime të lidhura