Evropa

Javë vendimtare për Italinë, Conte: 5 vite burg kush thyen karantinën

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 18:22
Text size Aa Aa

Kulmi i përhapjes së coronavirusit në Itali pritet të jetë javën që vjen, e cila do të jetë vendimtare, është ky paralajmërimi që jep zv. drejtori i OBSH-së. Italia është vendi më i goditur nga COVID-19 ku çdo ditë regjistrohen me qindra të vdekur.

Bilanc dramatik ishte dhe ditën e djeshme me 723 që kanë humbur jetën brenda 24 orëve teksa janë shtuar dhe 5,249 të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 duke e çuar në total numri i të prekurve në Itali në 69,176. 6820 është numri i personave që kanë ndërruar jetën që nga përhapja e pandemisë.

Sa i përket masave, një ditë më parë kryeministri konte bëri me dije se do të vendosen gjoba nga 400 në 3000 euro për të gjitha ata që shkelin rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e covid-19. deri më tani gjoba ishte 206 euro por shumë italianë nuk janë bindur masave. Ndërsa ata që janë në karantinë kanë rezultuar pozitiv me virusin dhe dalin nga shtëpia rrezikojnë të dënohen deri në 5 vite burgim.

"Siç kam thënë gjithmonë që nga fillimi, të gjithë së bashku, secili prej nesh duhet të luajë rolin e tij  për t'u përballur me këtë situatë, për ta kapërcyer dhe për t'u rikthyer sa më shpejt. Nëse të gjithë i binden rregullave, mbrojmë jo vetëm veten por edhe te dashurit tanë. Nëse i bindemi rregullave  gjithë bashkësia kombëtare  do të dalë sa më shpejt nga kjo emergjencë", ka deklaruar Conte.

Është  urdhëruar të gjithë bizneset dhe jo vetëm të mbyllen deri më 3 prill. Ka pasur spekulime se  izolimi  do të vijojë deri në datën 31 korrik. Sidoqoftë, Conte e mohoi një gjë të tillë  duke thënë se shpresonte të lehtësonte kufizimet "shumë më parë".

Tregime të lidhura