Evropa

Kufizimet nga coronavirusi sjellin shtim të telefonatave në Europë

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 18:12
Text size Aa Aa

Izolimet nëpër shtetet e Europës duket se kanë sjellë një rritje të thirrjeve telefonike. 

Kompanitë telefonike kanë vënë re një shtim si të telefonatave zanore edhe të telefonatave me anë të internetit pas bllokadave të vendosura në shumë shtete. 

Gjigandi spanjoll telefonik Telefonica raportoi se thirrjet me anë të celularit por edhe me anë të numrit fiks kanë patur një trafik të jashtëzakonshëm në Mar.

“Orange Group” tha për Euronews se kjo rritje e trafikut telefonik nëpër Europë është e ngjashme me anë të periudhes së Krishtlindjes dhe Vitit të ri. 

“Telefonica” thotë se përdorimi i rrjeteve të internetit është rritur me afërsisht 40 përqind së bashku me thirrjet telefonike dhe internetit në celular, të cilat kanë pësuar një rritje me 50 dhe 25 për qind. 

Për më tepër, mesazhet nëprmjet shërbimeve si ëhatsApp dhe platformave Skype si edhe ëebex, janë shtuar katërfish. 

Ndërkohë “Orange Group” thotë se trafiku i thirrjeve telefonike është dyfishuar në Francë që prej shtetrrethimit më 17 mars. 

Në shtete të tjera, si Polonia, përdoruesit kanë folur në telefon 60 për qind më shumë se dy javë më parë.

Tregime të lidhura