Evropa

Mafia shfrytëzon emergjencën e COVID-19, italiani tregon metodat si futen në lojë organizatat kriminale

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 08:22
Text size Aa Aa

Një një shkrim për gazetën italiane "La Reppublica", autori Roberto Saviano, ka paralajmëruar përfshirjen e mafies në pandeminë e COVID-19. Ai e sheh situatën të lidhur ngushtë me përfshirjen e organizatave kriminale në të gjithë sektorët e ekonomisë, megjithatë thotë ai, situatat e emergjencës nuk përjashtojnë mundësinë e përfitimit nga shumë ndërrmarrje, pra këtu nuk përjashtohet as mafia.

Për ta kuptuar më mirë mënyrën se si mafia mund të përfitojë nga sitata e emergjencës, Saviano sjell si shembull faktin se mafia ka një gamë të gjerë aktiviteti, që nga shërbimet e shumta të mensave dhe pastrimit, e deri tek dezinfektimi, transporti, shërbime funerale, e po ashtu edhe shpërndarjen e ushqimeve dhe karburantit.

Ndër të tjera Saviano i cilëson anëtarët e mafias si menaxherët më të mirë, dhe ndoshta tani është herët për të parë qartë mënyrën se si ato do të përfshihen duke përfituar nga kriza, pasi dhe vetë ata, në kushtet kur mënyrën e tyre të veprimit e kanë të lidhur ngushtë me lëvizjen, duhet të mësohen të punojnë pa lëvizur tanimë.

Sidoqoftë një situatë e tillë nuk është e paprecedentë për Italinë thotë ai. Kolera që ra në Napolin e shekullit të 19-të numëroi mijëra viktima dhe parlamenti italian i vitit 1884 nuk hezitoi të miratonte një plan rimbëkëmbje prej 100 milionë liretash, ku shumë kompani të korruptuara mafioze përfituan, por jo qyteti i Napolit.

Saviano e mbyll shkrimin duke thënë se bashkë me epideminë po luajnë edhe interesat kriminalë, e nëse është ë rëndësishme që për momentin të mbijetojmë, edhe njohuria jonë mbi lëvizjet kriminale duhet të jetë pjesë e mbijetesës.

Tregime të lidhura