Evropa

Mbretëri e Bashkuar, Princi Charles infektohet me coronavirus

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 11:58
Text size Aa Aa

Analizat e princit Charles të Uellsit, 71 vje1, kanë dalë pozitive për coronavirus, sipas zëdhënësve zyrtarë.

Dukesha e Cornwall, 72 vjeçe, po ashtu ka marrë rezultatet e analizve, por ka qenë negative.

Princi është në gjendje të mirë shëndetësore, sipas mjekëve zyrtarë, dhe simptomat deri tani kanë qenë të buta.

Charles dhe Camilla janë duke u vetizoluar tani në Balmoral, dhe zëdhënësit e tyre thonë se veprimtaritë zyrtarë do t’i vazhdojnë nga shtëpia.

“Nuk mund ta dimë se nga e ka marrë princi virusin, pasi ka pasur veprimtari të shumta në publik në javët e fundit”, thonë zyrtarët nga Shtëpia Clarence.

Tregime të lidhura