Evropa

Mbretëria e Bashkuar porosit mijëra teste për COVID-19

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 18:29
Text size Aa Aa

Instituti i Shëndetit Publik në Angli ka vendosur të testojë mijëra persona të vetizoluar, të cilët kanë shfaqur simptoma të COVID-19, por jo në spitale, dhe duke përdorur një mekanizëm te ri, atë të testimit në kushtet e shtëpisë.

Kjo metodë testimi do të jetë e disponueshme brenda pak ditësh. Testi kërkon vetëm 15 minuta për të nxjerrë rezultatin dhe do të shpërndahet nëpër farmacitë e vendit me anë të shërbimit postar Amazon, e më pas mund të blihet nga ccdokush që ka simptoma të ngjashme me ato të coronavirusit.

Profesori Sharon Peacock, drejtori i shërbimit infektiv kombëtar, u tha ligjvënësve gjatë komitetit të shkencës dhe teknologjisë, se testimi masiv i popullatës së Mbretërisë së Bashkuar do të mundësohej brenda javës që vjen.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka blerë 3.5 milion teste, dhe do të porosisw miliona testime të tjera.

Testi ka ngjashmëri me atë të shtatzanisë, por për ta kryer atë duhet të shposh gishtin për të nxjerrë një pikë gjaku, dhe më pas testi analizon rezultatin.

Gjithsesi, kjo praktikë do të analizohet fillimisht në Oksford për tu siguruar që kjo metodë testimi është funksionale ashtu sikurse shkencëtarët shpresojnë.

Ky analizim do të ndodhë këtë javë e më pas do të jetë i disponueshëm për stafin mjekësor dhe publikun e gjerë.

Kjo metodë e re që prodhon rezultate brenda 10 deri në 15 minuta, do të ndryshojë rregullat e lojës. Mjekët dhe infermierët e Institutit të Shëndetit Publik me simptoma të ngjashme me COVID-19 do të dinë menjëherë nëse janë mbartës apo jo, ose a janë shëruar prej saj, duke u mundësuar rikthimin e tyre në punë, në një kohë kur njerëzit kanë nevojë si kurrë më parë për ta.

Tregime të lidhura