Evropa

Mjekët dhe infermierët të frikësuar se Gjermania nuk është gati për t'u përballur me COVID-19

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 15:26
Text size Aa Aa

Gjermania mund të mos ketë të njëjtin nivelin të lartë vdekshmërie në krahasim me Italinë apo Spanjën, por ekspertët paralajmërojnë se më e keqja mund të mos ketë ardhur akoma.

“Jemi në fillimin e një epidemie”, tha Lothar Wieler, kreu i Institutit Robert Koch, gjatë një konference për shtyp më 25 mars.

Çështjet serioze të mbingarkesës në Itali dhe mungesës së pajisjeve mjekësorë në shumë shtete të tjera kanë shërbyer si një paralajmërim për Gjermaninë. Spitaleve u është thënë t’i dyfishojnë kapacitetet e reparteve të kujdesit intensiv dhe respiratorëve, dhe shteti - ashtu si shumë shtete të tjerë - është në një shtetrrethim. 

Por jo të gjithë i zbatojnë rregullat. Të rinjtë janë akoma duke takuar miqtë e tyre në parqe dhe në Dusseldorf pensionistët shijojnë rrezet e dielli nëpër kafenetë e qytetit.

Kjo situatë ka ngritur shumë pikëpyetje mes qytetarëve: Çfarë duhet të ndodhë në mënyrë që qytetarët gjermanë ta marrin seriozisht kërcënimin e coronavirusit?

Edhe në spitale, ekzistojnë shqetësime se rregullat nuk po zbatohen. 

Një mami në spitalin e Frankfurtit tha për Euronews se kolegëve e saj, të cilët sapo ishin kthyer nga një udhëtim skish në Austri, u ishte kërkuar të shkonin në punë “për sa kohë që ata nuk kanë ndonjë simptomë”. Kjo pavarësisht faktit se bashkëshorti i një doktoreshe kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. 

Ata që duan të futen në karantinë apo të vetizolohen mund të largohen nga puna pa të drejtë pagese. 

“Si mund të qëndrojmë të shëndetshëm nëse ne jemi në mënyrë konstante të ekspozuar ndaj këtij rreziku”, pyet mamija, e cila dëshironte të mbetej anonime. 

Udhëzimet gjithashtu kanë qenë të paqarta, tha ajo, duke përfshirë edhe mënyrat e trajtimit të pacientëve të cilët rezultojnë pozitiv ndaj COVID-19.

“A duhet ta ndajmë fëmijën nga mamaja”? pyet ajo.

Doktoresha dhe kolegët e saj nuk kishin asnjë përgjigje mbi këtë pyetje, kur u ngrit çështja në fillim të kësaj jave. 

Një doktor në spitalin e Heidelberg that se natyra e punës së tyre e bën të vëshitrë distancimin nga pacientët, disa prej të cilëve mund të jenë të infektuar me COVID-19.

“Kemi disa veshje mbrojtëse, por ka akoma shqetësime ndaj infeksioneve, dhe nuk ekziston siguria absolute kur je në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët”, shton ajo.  

Spitali Unversitar i Heidelberg tha për Euronews se ishin të mirëpërgatitur ndaj shtimit të numrit të pacientëve me COVID-19, të cilët do të kenë nevojë për trajtim në ditët në vijim. 

Gjysma e të gjithë shtretërve të kujdesit intensiv janë të disponueshëm, më shumë se 750 studentë të mjekësisë kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar si edhe ish-infermierë dhe doktorë janë rikthyer për t’i ndihmuar.

Por aktualisht, rastet e dyshuara për COVID-19 nuk kanë dalë nga spitali, dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të shtruar deri në momentin që simptomat do të zhduken. 

“Stafi mjekësor, të cilët kanë kontakt të pambrojtur me pacientët të infektuar me COVID-19, dhe që kthehen nga zona të rrezikuara, raportojnë situatën e tyre dhe vazhdojnë të punojnë me një maskë respiratore” tha klinika universitare për Euronews. 

Spitali gjithashtu shtoi se mbrojtëset e gojës dhe të hundës duhet të mbahen gjatë gjithë gojës nga stafi që po punon me pacientët të infektuar apo të dyshuar me COVID-19, dhe këto persona nuk shkojnë në takime apo në vendet e orarit të pushimit.  

“Sapo një simptomë shfaqet, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë”, regon një zëdhënëse. 

Në Berilin, spitalet e vegjël në veçanti duket se kanë probleme organizimi, pasi stafi është i shqetësuar se nuk do të kishin veshjet e duhura mbrojtëse në rast se situata përkeqësohet. Mjekët në Berlin kanë paralajmëruar se duhet t’i mbyllin klinikat pasi nuk kanë maska, syze apo veshjet mbrojtëse.

Do të ishte një problem shumë i madh nëse rastet e infektimeve me COVID-19 në Gjermani rriten. 

Sipas njohurive të nxjerra nga eksperienca e Kinës dhe Italisë, rreth 5 përqind e të infektuarve kanë nevojnë për kujdes intensiv, ndërsa 30 përqind e stafit mjekësor mund të infefektohen. 

 

Tregime të lidhura