Evropa

Rumani, prifti mban kungimin dhe u jep besimtarëve të njëjtën lugë

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 15:47
Text size Aa Aa

Këtë të diel u publikua fotoja e një prifti ortodoks në qytetin Cluj, Rumani, i cili përdorte të njëjtën lugë për t’u shërbyer besimtarëve të cilët mbanin radhën, duke formuar një rresht të gjatë.

Këto pamje janë tradicionale, por kur vazhduan edhe një ditë pasi qeveria vendosi kufizimet e qarkullimit, veprimi u kritikua në masë.

Ndërkohë që me miliona rumunë ndërprisnin përditshmërinë dhe mbylleshin në shtëpi për të mos lejuar përhapjen e coronavirusit, prifti dukej se po bënte të kundërtën.

 

Bogdan Tanase, kryetari i Aleancës të Mjekëve Rumunë, thotë se shumë priftërinj nuk e kanë kuptuar situatën, dhe meqenëse patriarku nuk u ka dhënë urdhër të ndalonin meshat, ai i ka vazhduar procedurat si gjithnjë.

Kisha Ortodokse Rumune publikoi, në fakt, një sërë masash të jashtëzakonshme që duhen ndjekur gjatë situatës së coronavirusit. Njoftimi i tyre u publikua që më 28 shkurt, por përdorimi i një luge personale gjatë ceremonisë së kungimit nuk ishte përcaktuar në njoftim.

Një ditë pasi videoja u përhap në internet, autoritetet e Kishës Ortodokse Rumune publikuan një sërë masash të reja, përfshi ndjekjen e ceremonive nga televizioni.

Tregime të lidhura