Evropa

Spanja ia kalon Kinës për numër të vdekurish nga coronavirusi COVID-19

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 12:40
Text size Aa Aa

Spanja tani renditet e dyta në botë, pas Italisë, për numrin e vdekjeve nga coronavirusi COVID-19, duke ia kaluar kështu edhe Kinës, ku ishte origjina e virusit.

Mëngjesin e të mërkurës në Spanjë u shënuan 3434 të vdekur, duke kaluar Kinën me 3285, dhe duke iu afruar Italisë me 6820.

Ndërkohë, autoritetet vendase janë vënë në lëvizje që të improvizojnë një morg për të përballuar situatën e emergjencës.

Për këtë është përdorur salla e një piste për patinazh, me përmasa olimpike, ku makinat e funeraleve do të sjellin të vdekurit.

Vendimi për të përdorur sallën e patinazhit is morg erdhi pasi shërbimi shtetëror i funeraleve tha se nuk e kishte kapacitetin për ta përballuar situatën e krijuar.

Rreth 3 miliardë njerëz në të gjithë botën janë duke iu nënshtruar kufizimeve të qarkullimit për shkak të coronavirusit COVID-19.

India, me 1.3 miliardë banorë, iu shtua të enjten vendeve që kanë vënë në zbatim shtrëngime të qarkullimit.

India ndoqi shembullin e vendeve të Europës, të cilat kanë vënë fasha orare për lëvizjen e lirë të banorëve.

Tregime të lidhura