Evropa

Coronavirusi përçan banorët e fshatit midis kufirit të Holandës dhe Belgjikës

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 17:54
Text size Aa Aa

Masat për të ngadalësuar përhapjen e coronavirus kanë sjellë në vëmendje se çfarë ndodh në fshatin midis kufirit të Holandës dhe Belgjikës, aq pranë njëri-tjetrit  saqë kahet e kundërt të rrugës të secilit janë i përkasin dy shteteve të ndryshme.

Për dekada me radhë, banorët kanë mundur të lëvizin lehtësisht pa e vënë re vijën kufitare në tokë, por sot, teksa masat e ashpra të shtetrrethimit në Belgjikë kufizojnë banorët e pjesës belge që t’i kufizojnë lëvizjet e tyre vetëm për të blerë ushqime apo për të shkuar në farmaci, nga ana tjetër holandezët janë të lirë të shkojnë te këpucari, apo nëpër agjenci turistike në anën e tyre të fshatit.  

Frans De Bont, kryetari i bashkisë së pjesës belge të fshatit Baarle-Hertog, duke drejtuar gishtin nga disa dyqane nga ana tjetër e rrugës, që përkojnë me pjesën holandeze, thotë sesi belg nuk mund të shkojë më atje.

“Unë jetoj vetëm 50 metra larg, mund të eci deri aty, por nuk mund të shkoj në asnjë prej atyre dyqaneve vetëm sepse jam belg”, tha ai për Reuters.

Njëri prej dyqaneve madje kishte vendosur një shirit tek dera, për të treguar kufirin.

Fshati dhe rrethinat pranë tij janë tërësisht brenda Holandës, por ka edhe 22 enklava belge që formojnë Baarle-Hertog dhe mes tyre 8 mikro enklava të tjera holandeze, të cilat i përkasin Baarle- Nassau holandeze.

Më 26 mars, Bashkimi Europian shënoi 25 vjetorin e marrëveshjes së Schengenit, por shumica e kufijve tokësorë sot janë mbyllur ose janë bërë subjekt i kontrolleve të ashpra të vendosura në përpjekje për të luftuar përhapjen e coronavirus.

Marrëveshja e Schengenit hyri në fuqi në 26 mars, 1995. Fillimisht, kjo marrëveshje anuloi pikat e kontrollit midis kufirit të Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Luksemburgut, Spanjës dhe Portugalisë. Në muajt dhe vitet e ardhshme shumë të tjerë firmosën këtë marrëveshje dhe sot zona Schengen ka 26 vende anëtare, duke përfshirë edhe Zvicrën e Norvegjinë.

Por në 25 vjetorin e tyre, edhe shtete themeltare të marrëveshjes së Schengenit kanë mbyllur kufijtë, duke shkaktuar radhë të gjata kamionësh në kufirin midis Belgjikës dhe Holandës, në pritje për t’u kontrolluar nga policia.

Bart Jansen, një udhëtar holandez, i cili po mundohej të shkonte në punë nga shtëpia e tij në fshatin Breda të Holandës përmes një rruge të shkurtër në territorin belg, nuk iu lejua hyrja në Belgjikë dhe është kthyer mbrapsht në Holandë nga autoritetet e rendit.

Autoritetet kanë mbyllur dhe qytetin kufitar Hoogstraten për të bllokuar disa prej rrugicave që të çojnë drejt kufirit bë mënyrë që të shmangin njerëzit që të kalojnë aty dhe t’i detyrojnë të kalojnë përmes rrugëve kryesore ku ndodhen dhe pikat e kontrollit të policisë.

 

Lexoni gjithashtu:

Coronavirus: Cilat shtete janë në karantinë dhe kush e ka radhën pas tyre

6 hapat për të kontrolluar COVID-19 sipas kreut të OBSH-së

Lilë, hiqen përkohësisht stolat e parqeve

Tregime të lidhura