Evropa

COVID-19, mjekët spanjollë: Na shkruani në Twitter

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 16:52
Text size Aa Aa

Doktorë dhe ekspertë të shëndetësisë po përdorin rrjetin social Twitter për t’u konsultuar “online” me qytetarët, teksa vendi ka hyrë në javën e dytë të shtetrrethimit.

Një sërë specialistësh, nga mjekët urologë, dermatologë dhe okulistët,po përdorin rrjetet sociale për t’iu ardhur në ndihmë spanjollëve të izoluar në shtëpi gjatë pandemisë së COVID-19.

Sergio Alique, një dermatolog nga Cuenca, tha për Eurones se të paktën 100 dermatologë kanë hapur një llogari të përbashkët (@dermosolidaria), pas qindrave kërkesave private.

“Ideja është që të ndihmojmë pacientët që kanë shqetësime dermatologjike, të cilat nuk janë urgjente apo të rënda , por që megjithatë kanë nevojë për këshillë nga mjeku”, tha ai.

“Kjo do të ndihmojë që të shmangë vajtjet jo të domosdoshme tek shërbimet mjekësore, që të mos i rëndojmë ata edhe më tepër”. 

Sistemi i shëndetësisë së Spanjës është tronditur nga epidemia, pasi të mërkurën ka tejkaluar Italinë për numrin e personave të vdekur në një ditë. Sot, numëron më shumë viktima sesa Kina.

Nga videot dhe fotot që qarkullojnë në internet të dy spitaleve në  Madrid, duken disa pacientë të intubuar dhe pavijonin e urgjencës të mbipopulluar.

Të mërkurën, numri i stafit mjekësor të infektuar me COVID-19 në shkallë vendi ishte 6,500 sipas autoriteteve shëndetësore, rreth 13, për qind e 47,600 rasteve, teksa raportohet se të paktën 3 prej tyre kanë ndërruar jetë.

 

Lexoni gjithashtu:

Rritet numri i të infektuarve në Spanjë, spitalet nuk kanë kapacitete

Testi i COVID-19 në shtëpi? Mbretëria e Bashkuar bëhet gati të aplikojë këtë metodë

6 hapat për të kontrolluar COVID-19 sipas kreut të OBSH-së

Tregime të lidhura