Evropa

Dronë për të kapur shkelësit e shtetrrethimit

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 14:56
Text size Aa Aa

Policia është detyruar të përdorë dronë në qytetin e Napolit, për të monitoruar qytetarët që qëndrojnë jashtë edhe gjatë orarit të shtetrrethimit, ndërkohë që numri i të prekurve në Itali sa vjen e shtohet.

Italia ka pasur vdekshmërinë më të lartë se në çdo vend të botës, me rreth 7000 persona të vdekur në më pak se një muaj.

Karabinierët italianë shkuan në Skampia, në periferinë e Napolit, ku krimi ka nivele të larta dhe që njihet shumë për mafian.

Policia vendase u ndihmua me dronë, të cilët do të vihen në përdorim nga agjentët për të parë nëse po zbatohet urdhri për të mos dalë nga shtëpitë.

Qeveria italiane i ka rritur gjobat për ata që kapen jashtë shtëpisë. Tani variojnë nga 400 deri në 3000 euro. Pak kohë më parë ishin 206 euro.

Kufizimet do të mbahen të paktën deri në 3 prill, kur pritet që vrulli i përhapjes së coronavirusit të ketë rënë.

Për sa i përket numrit në total të të vdekurve, veç Italisë për vdekje ditore, për numër vdekjesh në total Spanja ia ka kaluar edhe Kinës, duke regjistruar 3647 të vdekur. Numri i të infektuarve është 49.515.

Të mërkurën e 25 marsit, Spanja shënoi 738 vdekje brenda 24 orësh, ndërsa Italia 683. Të dy vendet kanë tani vdekshmërinë më të lartë në botë nga pandemia.

SHBA-të dhe Franca u janë shtuar vendeve me më shumë se 1000 të vdekur, dhe numri i të infektuarve është rritur shumë sidomos në SHBA, me një total prej 69.197 personash.

Franca ka 25.600 të infektuar dhe 1331 të vdekur, gjë që e bëri presidentin e vendit, Emanuel Makron, të paraqesë një ligj që vë në zbatim  “ekonominë e luftës”, teksa i gjithë kombi vazhdon të qëndrojë i mbyllur prej një jave e shkencëtarët bëjnë thirrje që kufizimet të vazhdojnë për gjashtë javë.

Sot, më 26 mars, të infektuarit në të gjithë botën janë duke iu afruar numrin 500.000, ndërsa të vdekurit e regjistruar janë 21.308.

Tregime të lidhura