Evropa

Francë, tren i posaçëm për të transportuar të infektuarit

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 10:04
Text size Aa Aa

Franca do të përdorë një tren të veçantë që do të transportojë të prekurit me coronavirus nga lindja në perëndim të vendit, për të lehtësuar spitales lindore, që janë të tejmbushura.

Treni do të niset nga Strasburgu dhe do të dërogjë 20 pacientë në spitalet e Anzherit, Nantës, Lë Namsit dhe La Roche-Sur-Yon.

Tren ka vend për katër pacientë për kabinë, me nga gjashtë punonjës të personelit mjekësor për secilën.

Mjekët dhe infermieret vijnë nga spitale në perëndim të Francës.

Franca kja raportuar 25.233 raste të infektuarish të mërkurën dhe 1331 të vdekur, 231 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit.

Shumica e rasteve vijnë nga lindja e vendit, ku spitalet po luftojnë fort për t’i bërë ballë fluksit.

Presidenti francez, Emanuel Makron, tha se Franca do të nisë një operacion të ri ushtarak me një plan masiv investimesh për spitale, që të luftohet pandemia.

Makron foli në Mulhouse, në lindje të Francës, ku ushtria ka ngritur tenda me spitale terreni, gati për të pritur të prekurit.

Tregime të lidhura