Evropa

Kriza e produkteve higjienike, fabrika austriake sasi rekord prodhimi për përmbushjen e kërkesave

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 09:13
Text size Aa Aa

Disa dyqane kanë vendosur një limit në sasinë e blerjes së produkteve , ndërsa të tjerët kanë punësuar roje sigurie për të mbikëqyrur klientët. Një fabrikë në Austri po qëndron e hapur 24 orë, 7 ditë të javës, për të prodhuar një sasi rekord letrash higjienike, plotë 6.000 në ditë.

Rritja e kërkesës për shkak të pandemisë së COVID-19,  për fabrikën Essity në Pernitz, në Austrinë e Ulët, do të thotë dy herë në ditë furnizim, me 500 tonë lëndë të parë për t’u përpunuar më pas në letër higjienike.

Megjithatë, mungesa e drejtuesve të kamionëve, ka detyruar fabrikën të përdorë hekurudhën. Ata kanë gjetur gjithashtu një zgjidhje për të kaluar kufijtë e mbyllur.

“Për shkëmbimin ndërkombëtar kemi krijuar rregulla me partnerët tanë, ne shkëmbejmë lokomotivat në kufij, kështu që shmangim një kontaminim. Ne mund të kalojmë kufijtë pa pritje të gjata, në këtë mënyrë garantojmë lëvizjen ndërkombëtar të mallrave”

Kjo nënkuptonte një nxitje të vogël për industrinë e mallrave të Austrisë që po has vështirësi në prodhimin industrial.

Tregime të lidhura


Warning: filemtime(): stat failed for /home/euronews/cms.euronews.al/media/k2/items/cache/8e4ab90d0a55b1137b644422c23bd7d2_Generic.jpg in /home/euronews/public_html/resources/functions.php on line 1493