Evropa

Rritet numri i të infektuarve në Spanjë, spitalet nuk kanë kapacitete

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 20:40
Text size Aa Aa

Spitalet në Spanjë, kryesisht në rajonin e Madridit, janë tej mbushur me pacientë të infektuar nga coronavirusi, duke detyruar autoritetet të ngrenë spitale të improvizuara, në një kohë kur numri i viktimave ka arritur mbi 4 mijë.

Kështu, shoqata franceze Mjekët pa Kufij dhe qeveria rajonale e Madridit po ngrenë një spital jashtë universitetit në lokalitetin Alkala de Henares, në ambientet e të cilit janë strehuar një numër i konsiderueshëm pacientësh.

Gjithashtu në Madrid, rajoni më i prekur i Spanjës, makinat me arkivole kanë vazhduar të mbërrijnë në pistën e patinazhit, që u kthye në morg pasi autoritetet deklaruan se komplekset ekzistuese nuk kishin më burimet e duhura.

Spanja regjistroi 655 vdekje nga coronavirusi në 24 orët e fundit, me një rënie prej 45 njësi nga 700 që u verifikuan një ditë më parë, bëri të ditur të enjten Ministria e Shëndetësisë.

Në tërësi, numri i rasteve të konfirmuara nga coronavirusi në Spanjë u rrit në 56 mijë e 188 persona nga 47 mijë e 610 që ishte të mërkurën. Ndërsa ai i vdekjeve u rrit në 4 mijë e 89 njësi nga 3 mijë e 434 që ishin ditën paraardhëse.

Tregime të lidhura