COVID-19, pasojat e rrjedhjes së trurit në mjekësi për Europën Lindore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vendet nga mbarë Europa Lindore mendojnë se “ia kanë hedhur” pjesës më të vështirë të pandemisë së coronavirusit, por janë të shumtë ata që besojnë se është thjesht çështje kohe përpara se numri i rasteve dhe fataliteteve të rritet në mënyrë drastike në këtë rajon.

Nëse apo kur mund të godasë, dhe aftësia e sistemeve të tyre shëndetësore për ta përballuar këtë situate është në pikëpyetje, veçanërisht duke sjellë ndër mend përvojën e vendeve më të pasura dhe më të mirëpajisura si Spanja apo Italia. Përtej disponueshmërisë së aparaturave, një prej shqetësimeve ndër vite është efekti i njohur si “rrjedhja e trurit”, teksa mjekët dhe infermierët janë larguar për të ardhura më të larta drejt vendeve të Europës Perëndimore.  

Në vende si Rumania dhe Bullgaria, të cilat u futën në BE në 2007, ashtu si dhe Polonia, e cila hyri disa vite më herët, pasojat që la lëvizja e lirë mbi sistemet e tyre shëndetësore është një problematikë shumë e përfolur edhe më parë.

“Nëse flasim për Rumaninë, janë disa sektorë që janë edhe më të prekur nga rrjedhja e trurit dhe ndër më kryesoret prej tyre është terapia intensive,” thotë Vlad Mixich, doctor rumun dhe analist mjekësor.  

 “Mendoj se mund ta përshkruajmë si stuhia perfekte sepse ka një mungesë mjekësh të trajnuar në terapi intensive pasi shumë prej tyre janë larguar, në një periudhë që ka një nevojë shumë të madhe të specialistëve të terapisë intensive në kontekstin e epidemisë së coronavirust,” shtoi ai.  
Sipas Solidaritatea Sanitara, një nga federatat më të mëdha të shëndetësisë në Rumani, sistemi mjekësor në vend ka një deficit prej rreth 40 mijë punonjësish, e barasvlershme me 17.46 për qind e stafit që i nevojitet spitaleve shtetërore.

Situata është e ngjashme edhe në Bullgari, ku sipas disa përllogaritjeve, 200 deri në 300 mjekë braktisin vendin çdo vit për të punuar jashtë. Polonia ka humbur të paktën 7 për qind të doktorëve dhe infermierëve për shkak të emigracionit nga viti 2004 në 2014, dhe vendet e tjera të rajonit janë përballë një situate të ngjashme.

Në të njëjtën kohë, mjekët që kanë qëndruar janë përgjithësisht më të mëdhenj në moshë duke qenë kështu edhe më të rrezikuar nga virusi.

Sipas Mixich, mesatarja e mjekut të familjes në Romani është rreth moshës 50 deri në 60 vjeç dhe shumë prej tyre janë edhe më të mëdhenj në moshë. “Një në pesë persona të infektuar me coronavirus në Rumani, është staf mjekësor”, shtoi ai.

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER