Evropa

COVID-19, testohen pajisjet e frymëmarrjes të krijuara nga Mercedes

Përditësimi i fundit: 31/03/2020 - 15:20
Text size Aa Aa

Një version i ri aparatesh frymëmarrjeje është testuar në Londër pasi është prodhuar nga një grup shkencëtarësh që punon me ekipin e Mercedes në Formula 1.

Këto pajisje quhen përdorin presionin për të dërguar ajër dhe oksigjen në mushkëritë e pacientëve pa përdorur ventilatorët tradicionalë, që kanë një proces më invaziv.

Aparatet janë miratuar nga entet shtetërore dhe 100 makineritë e para do të dërgohen te Spitali Universitar i Londrës për provat e para. Pasi të testohen këtu, do të dërgohen dhe nëpër spitale të tjera.

Në Itali është raportuar se 50% e pacientëve që kanë përdorur aparatet e reja me presion, të quajtura (CPAP, Continuous Positive Airëay Pressure), kanë shmangur përdorimin atyre tradicionale me ventilim, të cilat kërkojnë që pacienti të vihet nën narkozë. Në këtë mënyrë, është shtuar edhe numri i ventilatorëve për njerëzit në nevojë.

Numri i personave të prekur me COVID-19 ka arritur në mbi 800 mijë persona në të gjithë botën, të vdekurit 38 mijë.

Në SHBA, ku janë bërë më shumë teste, janë gjetur rreth 165 mijë të infektuar, dhe deri më tani janë regjistruar 3170 të vdekur, mbi 1000 prej të cilëve vetëm në Nju Jork.

Italia e ka kaluar shifrën e 100 mijë të infektuarve dhe vazhdon të ketë numrin më të lartë të vdekurve në botë, 11.591.

Spanja është vendi i dytë më i prekur në europë dhe i treti më i prekur në botë, duke lënë pas edhe Kinën, ku nisi epidemia, dhe duke iu afruar Italisë në shifra me ritme të shpejta. Të prekurit në Spanjë numërohen 94.147, dhe të vdekurit janë 8189.

Franca po ashtu ka hyrë në grupin e vendeve me më shumë se 3000 të vdekur, bashkë me SHBA-të. Të infektuarit janë 45.171.

Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku coronavirusi nuk ka kursyer pa infektuar as kryeministrin dhe as familjen mbretërore, numri i të vdekuve është rritur në 1808, me 22.465 të infektuar.

Holanda, edhe pse numëron vetëm 11.817 të sëmurë nga COVID-19, numri i të vdekurve ka arritur në 1040.

Tregime të lidhura