Evropa

Lajme optimiste nga Italia, për herë të parë më pak të infektuar

Përditësimi i fundit: 31/03/2020 - 09:13
Text size Aa Aa

Edhe pse autoritetet në Itali njoftuan dje 812 të vdekur në 24 orët e fundit, që e çon totalin në 11.500 të vdekur, pas tri javësh po jepen shenja që kufizimet mund të kenë funksionuar.

Zbulimi i të infektuarve të rinj ka qenë më i ulët, me një rënie prej 4%, katër herë më pak se dy javë më parë.

Për të parën herë, që nga nisja e epidemisë në Itali, numri i të infektuarve aktivë në total është ulur me 384 veta më pak.

Po ashtu, numri i të shëruarve ka qenë më i lartë se ditët e tjera.

“Shpresojmë ta arrijmë pikën e kthesës në shtatë ose 10 ditë, duke filluar rënien e shifrave”, tha zv/ministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri.

Zyrtarët thonë se mund të dëshmojnë një rënie të kurbës, por për këtë, njerëzit duhet të vazhdojnë të respektojnë kufizimet.