Evropa

Të paktën 1 milion të papunë në Europë për shkak të COVID-19

Përditësimi i fundit: 31/03/2020 - 15:23
Text size Aa Aa

Të paktën 1 milion persona kanë humbur punën e tyre gjatë dy javëve të fundit në Europë, sipas të dhënave të publikuara nga Konfederata e Sindikatave Europiane (ETUC). 

Këto shifra përbëjnë vetëm personat të punësuar me kontratë, të cilët kanë aplikuar për të marrë përfitimet e papunësisë. 

“Ajo që po përjetojmë në këto momente, veçanërisht në javën e fundit, është që numri i kompanive, të cilat po zhduken nga tregu po rritet në mënyrë dramatike”, shpjegon Luca Visentini, Sekretarja e Përgjithsme e ETUC. “Mijëra ndërmarrje, të cilat janë mbyllur për shkak të bllokadës nuk do të munden dot të rikthehen në treg sepse veprimtaria e tyre po vdes. Dhe të paktën 1 milion persona në Europë janë tashmë të papunë për shkak se vazhdimi i punës me orë të shkurtuara ishte i pamundur”.  

Por shifrat e vërteta, përfshirë të punësuarit pa kontratë apo punonjësit e pavarur, mund të jenë shumë më të larta. 

Mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhë pas Pashkës nëse kjo situatë nuk stabilizohet me anë të masave urgjente?, pyet Vicentini, “Rreziku është që shifrat të jenë trefish ose katërfish më të lartë”. 

Javën e kaluar, Organizata Ndërkombëtare e Punës raportoi se personat të cilët kanë humbur punën e tyre  në të gjithë botën numërojnë rreth 36 milionë. 

Sindikatat e tregtisë po i bëjnë thirrje BE-së të shpëtojnë disa vende punë më anë të sistemit të zëvëndësimit të të ardhurave. Që kjo strategji të funksionojë, duhet një fond prej të paktën 200-400 bilionë eurosh. Në të kundër menaxhimi i krizës mund të kushtojë më shumë se aq, përmbledh Visentini.

Tregime të lidhura