Angela Merkel: Kjo është sfida më e madhe e BE-së që nga themelimi i saj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Sipas mendimit tim, Bashkimi Evropian qëndron përpara sfidës më të madhe që nga themelimi i tij”, u tha Merkel gazetarëve përpara nisjes së konferencës së ministrave të financave të eurozonës për të hartuar një plan shpëtimi ekonomik për bllokun.

“Të gjithë janë goditur në mënyrë të barabartë nga kjo dhe duhet të jetë në interes të të gjithëve, edhe të Gjermanisë, që Evropa të dalë më e fortë nga ky test,” tha Merkel në konferencën e parë për shtyp që nga dalja nga e saj nga karantina. “Përgjigja mund të jetë vetëm një, tha kancelarja gjermane: “Më shumë Evropë, një Evropë më e fortë dhe një Evropë që funksionon mirë”.

Ajo përsëriti përkrahjen e saj për përdorimin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit dhe propozimin e Komisionit Evropian për të mbrojtur krahun e punës, ndërsa theksoi se Evropës do ti duhet një plan rindërtimi pas përfundimit të pandemisë.

Merkel u kthye në zyrën e saj të premten pas kryerjes së 3 testeve të COVID-19 që e detyruan atë të vet-izolohet për 12 ditë.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER