Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili është shtruar në spital të dielën nga COVID-19, është dërguar sot në terapi intensive.
“Që të dielën pasdite, kryeministri ka qenë nën kujdesin e doktorëve të spitalit “Thomas” në Londër, pasi ai vazhdonte të kishte simptoma të dukshme”, shkruhej në deklaratën e kryeministrisë.
“Gjatë mesditës, gjendja e kreyministrit është përkeqësuar dhe sipas këshillave të mjekëve, ai është dërguar në repartin e kujdesit intensiv”.
Deklarata e kreyministrisë shton se Boris Johnson i ka kërkuar sekretarit të jashtëm ta zëvëndësojë nëse do të jetë e nevojshme.
Boris Johnson ka qëndruar i izoluar dhe ka punuar nga shtëpia që në momentin kur u njoftua se analiza e tij e coronavirusit ishte pozitive, më 27 mars.
Për herë të fundit ai është parë në publik të enjten duke duartrokitur nga kryeministria.
Lajmi në përditësim…