Kryeministri i Irlandës i rikthehet mjekësisë për të luftuar kundër COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar do i rikthehet punës së tij si mjek për të kontribuar gjatë pandemisë së coronavirusit.

Kreu i ekzekutivit do i bashkohet një herë në javë autoriteteve shëndetësore, teksa do të vazhdojë edhe të udhëheqë qeverinë njëkohësisht.

Përpara se të ulej në parlamentin irlandez, Varadkar ushtronte profesionin e tij si mjek.

“Shumë miq e familjarë të Varadkar po punojnë në sektorin e shëndetësisë. Ai donte të ndihmonte, sikur sado pak të jetë e mundur”, tha një zëdhënës për qeverinë.

Shumë familjarë të kryeministrit punojnë në mjekësi duke përfshirë edhe partnerin e tij, i cili është kirurg në spitalin e Dublinit.

Prindërit e tij, një doktor nga India dhe një infermiere nga Irlanda, u njohën në Londër gjatë kohës kur punonin për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.

Ai është udhëheqësi i parë i Bashkimit Europian që i bashkohet frontit të luftës kundër COVID-19.

Në Irlandë janë regjistruar 158 viktima dhe rreth 5 mijë raste me COVID-19.

 

Lexoni gjithashtu: 

Zgjedhjet e Përgjithshme në Irlandë 2020: Gjithçka që duhet të dini për to

“Brexit” pa marrëveshje? Johnson, nga Dublini: Dështim!


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER