Nisma e të rinjve për t’i dërguar letra të moshuarve në karantinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në këto kohë izolimi, frike dhe pasigurie, dhjetë kushërinj kanë ndërmarrë një nismë që shumë shpejt mund të përfshijë gjithë botën; një letër, një buzëqeshje.  

Grupi, anëtarët e të cilit janë nga mosha 14 në 24 vjeç, u bë bashkë për t’i dhuruar buzëqeshje një grupi specifik: të moshuarve.

Nisma “One Letter, One Smile” i jep mundësinë njerëzve që t’iu shkruajnë qytetarëve në moshë në Francë dhe Belgjikë.  

Moshat e treta janë dhe moshat më të rrezikuara nga COVID-19. Nëntëdhjetepesë për qind e personave që kanë vdekur nga sëmundja janë mbi 60 vjeç dhe 50 për qind janë mbi 80.

Meqë rreziku është kaq i lartë, shtëpitë e të moshuarve në të gjithë botën janë në karantinë Këto kohë kanë qarkulluar histori të ndryshme të çifteve bashkëshortore, të cilëve iu është dashur të ndahen pa pasur mundësi për t’u çmallur siç duhet, nipër e mbesa që janë detyruar të qëndrojnë larg gjyshërve të tyre, dhe të një vetmie të thellë për ato që janë vetizoluar me shumë pak kontakt me jashtë.

Nisma një Letër një Buzëqeshje përçon nota shprese dhe lumturie atyre që kanë më shumë nevojë.

“Është një aplikacion shumë i lehtë, çdokush mund të regjistrohet dhe të shkruajë një letër më pas e cila i dërgohet qytetarëve në moshë që janë të izoluar në shtëpitë e të moshuarve,” shpjegoi një nga themelueset e programit, Alienor Duron.

Nisma ka filluar në Francë dhe është përhapur edhe në Belgjikë dhe Zvicër. Duron thotë se qëllimi i tyre është që të zgjerohen në gjithë botën.

 “Kemi pasur reagime të shkëlqyera,” tha ajo për Euronews.

[
cite_header=Kemi pasur reagime edhe nga marrësit e këtyre letrave duke na thënë se ato janë rrezet e dritës në të përditshmen e tyre. Kemi pasur reagime edhe nga ata që kujdesen për të moshuarit duke na thënë sesa e mrekullueshme është iniciativa edhe për ta duke parë se kanë një mbështetje të tillë ishte diçka që iu ngrohte zemrën pasi ata janë vetëm.
cite_author=Alienor Duron
cite_description=Bashkëthemeluesja e 1 Letër 1 Buzëqeshje
]

Alienor Duron, bashkëthemeluesja e 1 Letër 1 Buzëqeshje, thotë se “shumë prej atyre të cilëve i marrin këto letra nuk janë në gjendje që të kthejnë përgjigje, por mundësia për të formuar një lidhje për të shkëmbyer letra është e madhe”.

“Momentalisht është një opsion që të moshuarit t’i përgjigjen letrës nëse kanë dëshirë, mund të marrin adresën e postës elektronike të dërguesit dhe t’i shkruajnë atyre” tha Duron.

 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER