Qasja e veçantë e Suedisë ndaj coronavirusit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çifte duke qeshur me njëri-tjetrin në restorante dhe miq që shoqërohen në parqet e qytetit – qasja e Suedisë ndaj coronavirusit është unike në Europë. 

Shteti skandinav ka ngritur pikëpyetje ndaj trajtimit të krizës botërore shëndetësore, ku qeveria ka vendosur të ndjekë një strategji “lehtësimi”. 

Kyreministri suedez, Stefan Lofven, i ka nxitur qytetarët të sillen si “të rritur” dhe të mos përhapin “panik apo thashetheme”. 

Autoritetet janë kritikuar në javët e fundit se po rrezikojnë jetët e qytetarëve dhe se nuk kanë marrë masa strikte. 

Një studim i publikuar në gazetën mjekësorë “The Lancet” sugjeronte se “reagimet tepër të vona të vendeve si Mbretëria e Bashkuar, SHBA apo Suedia, tani nuk janë më të mirëpritura”. 

Mbretëria e Bashkuar vendosi ta ndryshonte strategjinë e “elasticitetit” dhe ka filluar të përshtatet me përgjigjen botërore ndaj pandemisë. 

Të shtunën, media suedeze raportoi se qeveria e vendit po mendonte të vendoste një bllokadë dhe të ndryshonte qasjen e deritanishme. 

Por autoritetet shëndetësore të vendit, gjatë një konference për shtyp të hënën, nuk përmendën vendosjen e kufizime të tjera. 

Epidemiologu i shtetit, Anders Tegnell, përsëriti se përhapja e infeksionit në qytetarët e moshuar në Suedi është një problem madhor, duke shtuar se “kur diskuton me kolegët e mi nordikë, ata nuk kanë të njëjtat probleme në vendet e tyre”. 

Autoritetet e shëndetit publik në Suedi kanë identifikuar grupet e rrezikuara ndaj COVID-19, ku përfshihen personat mbi 70-vjeç dhe ata që kanë probleme ekzistuese shëndetësore. 

Por autoritetet shtuan se “meqënëse virusi është i ri, ne nuk kemi mjaftueshëm informacione të themi se cilat grupe janë më të rrezikuarat ndaj një sëmundje të rëndë”. 

Bizneset si zakonisht?

Suedia, ndryshe nga vendet e saj fqinje, nuk e ka vendosur popullin e saj në karantinë. 

Qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve “të veprojnë me përgjegjshmëri” dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve të shëndetësisë. 

“Biznesi nuk po vazhdon si normalisht në Suedi”, thotë Lena Hallengren, ministrja suedeze e shëndetësisë. 

Personat mbi 70-vjeç dhe ata që janë më të rrezikuarit janë nxitur të qëndrojnë në shtëpi. Shkollat dhe universitetet, të cilat janë mbyllur që në mesin e marsit, po ofrojnë mësime në distancë. 

Të hënën, Anders Tegnell, that se punonjësit duhet të lejohen të punojnë nga shtëpia në rast se “ata shfaqin edhe simptomat më të lehta”. 

Ndërkohë autoritetet vazhdojnë të rekomandojnë izolimin e personave, të cilët kanë simptoma të virusit. 

Ndër masat më strikte që kanë ndërmarrë është ndalimi i grupimeve me më shumë se 50 persona dhe ndalimi i vizitave në azile. 

Por Bergfors Nyberg tha për Euronews se “qeveria është përpjekur ta ngadalësojë përhapjen më tepër tek personat e moshuar”. 

“Suedia nuk është pro karantinimit të vendit sepse në këtë mënyrë ata do të humbasin 20-25 përqind të punonjësve të shëndetësisë, të cilët janë shumë të nevojshëm”. 

“Kjo ka rezultuar në kthimin e shumë qytetarëve në Suedi nga vendet e tjera për të jetuar një jetë normale”. 

Deri më tani Suedia ka raportuar 7,200 raste me COVID-19, dhe të paktën 475 vdekje, sipas Ministrisë së Shëndetit Publik në Suedi. 

Megjithatë, numri i rasteve të diagnostifikuar mund të pasqyrojë vetëm një pjesë të numrit real të infektimeve, pasi Suedia teston vetëm rastet serioze ose punonjësit e shëndetësisë. 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER