Franca në pritje të pikut, Ministri i Shëndetësisë: E keqja nuk ka kaluar ende

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran ka deklaruar se piku i epidemisë së coronavirusit nuk ka kaluar ende. Në një intervistë televizive, Veran ka thënë se rënia e numrit të infektimeve është një tregues pozitiv, por i pamjaftueshëm për të thënë se e keqja ka kaluar.

“Diferenca mes shtrimit dhe daljes nga terapia intensive ditën e djeshme ishte me 94 pacientë shtesë, ndaj rritja e numrit të pacientëve që pranohen në kurë intensive po ngadalësohet, por megjithatë ai vijon të rritet, që do të thotë se ende nuk e kemi arritur pikun e epidemisë. Jemi ende në një fazë ku epidemia në vend po përkeqësohet. Mund të shohim se përkeqësimi po ngadalësohet për shkak të bllokadës dhe masave, por është sërish aty”, ka deklaruar Veran.

Në vijim të intervistës, Veran ka nënvizuar se bllokada do të vazhdojë për sa kohë të jetë e nevojshme për të shpëtuar jetë dhe ndihmuar spitalet, por nuk ka dhënë një përgjigje konkrete se kur mund të hiqet ajo.

“Nëse nuk jap një përgjigje të saktë është sepse nuk është vendi për ta bërë një gjë të tillë dhe unë nuk kam ende të gjithë informacionin që duhet t’ia kaloj presidentit ose kryeministrit që marrin vendimin”, shton ministri i shëndetësisë.

Aktualisht, Franca renditet si vendi i tretë në Evropë, pas Italisë dhe Spanjës, për infektimet dhe vdekjet e shkaktuara nga koronavirusi.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER