Tenori i famshëm i operas italiane Andrea Bocelli në një koncert që do të bashkojë zemrat e të gjithëve të dielën e Pashkës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tenori i operas italiane Andrea Bocelli, një nga më të famshmit në botë, do të performojë nga katedralja e Milanos, të dielën e Pashkës (12 prill) me anë të një koncerti, në simbol të dashurisë, shpresës dhe shërimit, në mes të krizës botërore të coronavirusit që ka pushtuar të gjithë botën. 

Bocelli do të jetë i shoqëruar vetëm nga pianisti i katedrales, Emanuele Vianelli, i cili do të luajë në një nga organot më të mëdha në botë, ku do të performojnë pjesë të shenjta duke përfshirë “Sancta Maria” të Pietro Mascagni.  

Koncerti do të jepet drejtpërdrejtë nga kanali zyrtar i “Youtube” të tenorit më 12 prill në orën 17:00 GMT.

“Ndihem i nderuar dhe tej mase i gëzuar të pranoj ftesën e qytetit të Milanos dhe Katedrales. Unë besoj në forcën e lutjes së përbashkët; Unë besoj në Pashkët Krishtere, një simbol universal i rilindjes, që të gjithë – besimtarë ose jo – kemi nevojë në këto momente”, tha Bocelli.

 


Italia, vendi me vdekjet më të mëdha në botë nga coronavirusi, vazhdon të jetë nën izolim. Të martën në vend janë raportuar 16,523 vdekje dhe pothuajse 133,000 të infektuar. Milano dhe Lombardia janë rajonet më të prekura nga pandemia. 

“Falenderoj muzikën që po i bashkon të gjithë dorëpërdore kudo nëpër botë, përmes internetit. Ne do ta përqafojmë zemrën e tokës së plagosur”, shprehet tenori.

 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER