Von der Leyen: BE do të mbledhë mbi 15 miliardë euro për luftën kundër COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se unioni do të mbledhë mbi 15 miliardë euro për të ndihmuar në betejën kundër COVID-19.

“Është në interesin tonë që kjo betejë të jetë e suksesshme në mbarë botën,” tha von der Leyen në Twitter.

“Duke qëndruar të bashkuar dhe përmes bashkëpunimit, ne mund ta mundim këtë virus”.

Pjesa më e madhe shteteve anëtare në BE e vendeve ndodhen në karantinë, teksa vijon të rritet numri i viktimave në Itali, Spanjë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Europa është kthyer në epiqendrën e virusit me përafërisht 50 mijë fatalitete.

Javën e shkuar, Von der Leyen shpalosi planin prej 100 miliardë eurosh për të parandaluar shkurtimin e vendeve të punës të qytetarëve europianë, për të shmangur një recesion shkatërrimtar për ekonominë e bllokut dhe për “të mbajtur bizneset në jetë”.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER