Shembet ura që lidh Xhenovën me Firencen, dy automjete të përfshira në incident

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ura që lidh Xhenovën dhe Firencen është shembur gjatë së mërkurës dhe për shkak të kufizimeve mbi qarkullimin vetëm dy automjete kanë qenë të përfshira në këtë incident.

Një zëdhënës i forcave zjarrfikëse tha se ura prej 260 metrash pranë qytetit të Aulës, në skajin verior të Toskanës, u shemb rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm.

Masat kufizuese të qarkullimit për të frenuar përhapjen e coronavirusit e kanë ulur fluksin e trafikut në mbarë vendin, duke përfshirë edhe këtë rrugë, të njohur si SS330.

Zjarrfikësit ishin ende në vendin e ngjarjes teksa kanë transportuar në spital drejtuesit e dy automjeteve të cilët kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.

 

Në gusht të vitit 2018, 43 persona humbën jetën kur u shemb një urë në Xhenova.

 

Lexoni gjithashtu :

Si ekspozoi shembja e urës së Gjenovës gjendjen e mjerueshme të autostradave në Itali


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER