”Të vrasim coronavirusin, jo demokracinë” – zv. Presidentja e Komisionit Europian, Jourova për Euronews

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një intervistë për Euronews, zv. Presidentja e Komisionit Europian, Vera Jourova, shpjegon këndvështrimin e saj dhe masat që BE po merr në ruajtjen e vlerave dhe regjimit demokratik përballë sfidës së coronavirusit.

Në Europë pandemia e coronavirusit ka sjellë marrjen e masave urgjente, të cilat vënë në ekuilibër shëndetin publik kundrejt lirisë personale. Bashkimi Evropian po përballet me sfida të paprecedenta duke filluar që nga keqinformimi në internet deri tek kalimi i masave urgjente, të cilat i japin fuqi partisë në pushtet.

Si po preket demokracia?

Mënyra se si coronavirusi po e riformon shoqërinë ka qenë një ndër temat kryesore në debatet e kohëve të fundit. Po mënyra se si po riformon demokracinë nuk ka marrë shumë vëmendje mediatike. A do të dali e paprekur demokracia evropiane? Kjo mbetet një pyetje e hapur. 

“Gjithmonë them se duke mposhtur coronavirusin, ne nuk duhet të mposhtin demokracinë dhe të drejtat themelore europiane. Gjithashtu ne nuk mund të mbështetemi tek ideja se demokracia dhe e gjithë paketa e të drejtave themelore do të na rikthehen automatikisht mbrapsh. Duhet të tregohemi shumë vigjilentë”, thotë Jourova.

“Ka ardhur koha të përdorim një instrument të ri, të cilin nuk e kemi vendosur në fuqi akoma. Të kushtëzohet përfitimi i fondeve të BE sipas masës së sundimit të ligjit. Pra kemi propozuar këtë kusht, dhe nëse dikush nuk e kupton pse ne duhet t’i mbrojmë vlerat demokratike, mbase do ta kuptojnë me anë të gjuhës së parave. Mendoj se ky kombinim do të sjellë rezultate në të ardhmen”.

Fundi i normales?

A mendon zv. Presidentja e Komisionit Europian se coronavirusi do ta riformojë demokracinë Europiane?

“Mendoj se coronavirusi do t’i ndryshojë rregullat e lojës në shumë mënyra. Optimistët thonë se pak krizës, ne duhet të fillojmë të krijojmë diçka të re, veçanërisht me botën digjitale, e cila po na ndihmon jashtëzakonisht shumë në përballimin e saj”. 

“Por për sa i përket demokracisë, regjullat e ligjit dhe të drejtave themelore, dua të besoj se do të kthehemi përsëri në normalitet, sepse ne kishim dhe kemi akoma një nga sistemet më të mira që është krijuar ndonjëherë për shoqërinë”. 

“Diktaturat kanë treguar në histori se janë kundër qytetarëve dhe prej atij regjimi ka pasur shumë viktima. Prandaj ne duhet të mundohemi shumë që demokracia të triumfojë, të mbrojmë kufijtë e fuqive që fitohen nga marrja e masave të emergjencës në shtetet anëtare. Kjo është shumë e rëndësishme. Regjimet e jashtëzakonshme të vendosura gjatë kohës së krizës nuk do të thone se ne po largohemi nga demokracia”, shpjegon zv. Presidentja e Komisionit. 

Situata në Hungari

Aktualisht 20 shtete të BE kanë urdhëruar izolimin dhe marrjen e masave urgjente. Megjithatë, politika e përdorur nga Hungaria ka marrë kritika në rast se regjimi mund të kthehet në normalitet apo jo pas përfundimit të krizës. 

Nëse e lexon me kujdes ligjin e Hungarisë, do të kuptosh se nuk është shumë i ndryshëm nga shtetet e tjera, por në ligjin hungarez nuk ka një afat dhe konteksti është i vështirë për tu kuptuar. Kundrejt qeverisë hungareze ekziston një besim i ulët si pasojë e veprimeve të shkuara të kryeministrit. Megjithatë zyrtarët në Hungari thonë se parlamenti mund ta ndalojë situatën emergjente në çdo moment.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER