Europa akuzohet se “po bën një sy qorr” për rrezikun e coronavirus në kampet e Greqisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një organizatë joqeveritare  ka akuzuar Europën se “po bën një sy qorr” për emigrantët që kanë mbetur të bllokuar në kampet e ishujve të Greqisë, duke theksuar pamundësinë e marrjes së masave distancuese për të shmangur përhapjen e coronavirusit në kushtet që ato ndodhen.

Organizata vullnetare Mjekët Pa Kufi ka shprehur shqetësimin e saj për rrezikun e një përhapjeje të shpejtë të virusit në kamp.

Për sa i përket këshillave të qeverisë greke për të ruajtur distancë fizike, koordinatori në terren Marco Sandrone u shpreh:

“Si mund t’iu kërkosh njerëzve që jetojnë në tenda që të mos dalin prej tyre dhe të izolohen në dhomë? Si mund t’iu kërkosh të shmangin kontaktin social njerëzve që qëndrojnë në radhë për bukë dhe nevoja personale në hapësira aq të vogla? Si mund t’iu kërkosh nënave dhe fëmijëve që të rrisin higjienën personale kur aty nuk ka as tualet e as dushe? Këto masa nuk vlejnë për Kampin Moria”, tha ai.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER