Paketa e ndihmës ekonomike, ministrat e Financës të BE-së bien dakort për 500 miliardë euro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eurogrup la pas mospërputhjen e ideve për të shmangur një krizë të mundshme brenda BE. Më në fund pas shumë diskutimesh u ra dakort mbi paketën që  parashikon 500 miliardë euro e për të zbutur krizën ekonomike të shkaktuar nga përhapja e coronavirus.

Pas 16 orësh bisedimesh, kreu i Eurogrup bëri me dije marrëveshjen e arritur.

“Pakoja që miratuam përbën rreth 4% të PBB-së Evropiane, plus edhe stabilizatorët automatikë që janë mjaft të fuqishëm për të mbrojtur ekonomitë evropiane në rast krize. Kjo është krejtësisht e paprecendetë. Asnjëherë,  nuk kemi reaguar kaq shpejt ndaj një krize të tillë. Kërkesa e vetme ndaj vendeve është që t’i përdorin këto para  për shpenzime të lidhura me kujdesin shëndetësor, kurimin dhe parandalimin e virusit”, tha Mario Centeno, president i Eurogroup.

Në këtë mënyrë Franca, Spanja dhe Italia mbrojtës të solidaritetit, ruajtën qëllimin e tyre  për të marrë ndihmë pa kushte  ose do të ketë shtrëngime.

Por jo më shumë se kaq: në horizont nuk duket asnjë koronabond

“Për t’iu përgjigjur edhe pyetjes mbi të ashtuquajturën – që është vetëm një slogan, një titull –‘koronabond’,  që kur unë jam president i Eurogroup ekziston një gjë që unë gjithmonë punoj shumë  për të arritur, çka është të mos e reduktojë debatin, por edhe të mos arrijë në  përfundime. Unë mendoj se duhet të jemi të durueshëm “, tha z Mario Centeno.

Në fund të fundit, Gjermania ndryshoi pozicionin e saj dhe, pa u pajtuar me Eurobondet, la Holandën vetëm në një pozicion më të vështirë. Me 190 miliardë si rrjet sigurie për punëtorët, 200 miliardë  për bizneset dhe 240 për vendet që të shpenzojnë eurot, shtetet  shpresojnë se kriza e dytë më madhe në një dekadë, do të shmanget.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER