Rumunët sfidojnë bllokadën, mbushin aeroportin për të udhëtuar për punë sezonale në Gjermani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aeroporti i qytetit Kluj Napoka, në Rumani, u mbush ditën e enjte me njerëz, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga qeveria. Rreth 2 mijë punëtorë sezonalë lanë vendin me avionë të tejmbushur për në Gjermani.

Njerëzit u grumbulluan përpara hyrjes së aeroportit pasi agjencitë rekrutuese nuk i kishin organizuar sipas kohës së tyre të fluturimit. Autoriteteve iu desh të ndërhynin me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe nisën një hetim penal për shkelje të masave antivirus.

 “Nuk është normale që këta njerëz u sollën këtu disa orë para, pa u siguruar më parë kushtet e duhura”,  thotë David Ciceo, menaxher i aeroportit të Kluj Napoka.

Në parkingun e aeroportit, disa qindra punëtorë pritën për të hipur në avionë.

 “Të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë rrëmujë duhet të penalizohen. Sa i përket menaxherit të aeroportit, është e pafalshme që ai nuk informoi prefekturën”, shprehet Ludovic Orban, kryeministri i Rumanisë.

Njerëzit u nisën për në Gjermani, vend që pret rreth 40 mijë punëtorë sezonalë nga Europa Lindore në dy muajt e ardhshëm.

Pavarësisht rrezikut dhe rregullave për të qëndruar në distancë, njerëzit populluan aeroportin për disa orë me radhë.

Ata shkojnë në Gjermani për të punuar në agrikulturë dhe thonë se nuk i tremben coronavirusit.

 “Çdo kompani duhet të garantojë njëfarë distance që duhet mbajtur kur njerëzit udhëtojnë apo punojnë së bashku. Kjo vlen për 14 ditët e para të thuajse karantinës, gjatë të cilave ata mund të punojnë”, i shpreh Julia Kloeckner, ministrja e Agrikulturës, Gjermani

Avioni i parë u nis të enjten në mesditë. Në total, 13 fluturime janë kryer nga Rumania për në Berlin, Baden Baden dhe Dyseldorf.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER