Evropa

Si do t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset e eurozonës marrëveshja prej 500 miliardë eurosh?

Përditësimi i fundit: 10/04/2020 - 17:03
Text size Aa Aa

“Eurogrupi iu përgjigj thirrjes së qytetarëve..”, ka shkruajtur në faqen e tij zyrtare në Twitter Mario Centeno, presidenti i trupit përfaqësues të ministrave të financës së Eurozonës.

Mes rrjeteve të sigurisë, punonjësve, bizneseve dhe financave publike është arritur një marrëveshje si edhe është dakordësuar për një plan rikuperimi.

Paketa emergjente e shpëtimit premton të vendosë në dispozicion më shumë se gjysmë trilioni euro për të ndihmuar në pasojat e coronavariusit në të gjithë Europën.

Pas një sërë diskutimesh maratonë javën e kaluar, të cilat rezultuan të dështuara, kjo marrëveshje kompromisi po shihet si një hap përpara për shtetet anëtare të BE-së. 

 

Cilat janë masat që do të merren për qytetarët dhe për firmat?

Marrëveshja siguron një rrjet sigurie për sistemet shëndetësore të mbingarkuara si pasojë e krizës së COVID-19. 

Qeveritë mund të aplikojnë për tu bërë pjesë - nën një sërë kushtesh - ndaj një totali prej 240 miliardë eurosh që do të vendosen në dispozision nga Mekanizmi Europian i Stabilitetit (ESM), fondet e “shpëtimit” të krijuara gjatë kohës kur Europa kaloi një krizë borxhesh. 

“Të vetmet kërkesa për tu bërë pjesë do të jetë që vendu t’i përkushtohet përdorimit të këtyre fondeve për të mbështetur financimin e brendshëm, direkt apo indirekt të shërbimeve shëndetësore, mjekimeve dhe kostot e parandalimi të COVID-19”, thotë Mario Centeno, gjatë një videokonference. 

Fondi prej 100 miliardë eurosh i quajtur “SURE” - për të ndihmuar në vazhdimësinë e bizneseve dhe si rrjedhojë të vendeve të punës”, përshin hua për qeveritë kombëtare të cilat mund të sigurojnë garanci për buxhetin e BE-së, sipas presidentet të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. 

Muajin e shkuar, Banka Qendrore Europiane njoftoi paketën prej 750 miliardë eurosh për të blerë hua të qeverive dhe të kompanive në eurozonë.

Tregime të lidhura