“Ndihemi më italianë se më parë”, deklarata e mësuesit pas 6 javësh në karantinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Familja Toniolo po qëndron për më shumë se 6 javë në karantinë, por duket se gjërat po shkojnë drejt përmirësimit, edhe gjatë kohës kur i gjithë vendi është në karantinë.  

Pasi qeveria njoftoi për shtyrjen e masave kufizuese mbi lëvizjen deri në 3 maj, italianët kanë filluar të shfaqin nga shtëpitë e tyre simbole kombëtare si shenjë mbështetjeje dhe shprese.

 “Ka shumë flamuj italianë këtu përreth. Është një ndjesi patriotike që është rritur shumë dhe ndihemi më italianë se kurrë më parë,” thotë Marzio Toniolo, një mësues i shkollës fillore nga San Fiorano, një nga qytezat e vogla të Lombardisë.

 “Për momentin nuk ka raste të reja në zonën ku unë banoj. Nuk e di nëse jemi në fazën që nuk ka më raste të reja, por është e sigurt që numri i rasteve ka rënë në mënyrë dramatike. Kjo do të thotë se njerëzit janë sjellë mirë, ka pasur një ndërgjegjësim të madh, dhe një ndjenjë përgjegjësie civile, kështu që le të themi që sot po korrim frytet,” tha Toniolo.

Ai u shpreh se sirenat e ambulancave nuk dëgjohen më aq shpesh.

Familja Toniolo ka përshtatur jetën e tyre të përditshme në varësi të karantinës, disa përkujdesen për oborrin e shtëpisë e disa për punët e përditshme të shtëpisë.

Toniolo përballet me pritjen me qetësi duke thënë: “Është vetëm një çështje kohe”.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER