Numri i vdekjeve në Britaninë e Madhe i kalon 10 mijë, në Itali shënohet shifra më e ulët, 431 viktima në 24 orë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

COVID-19 po përhapet me shpejtësi të madhe  në Evropë.  Në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 24 orëve të fundit u shënuar 737 viktima, e cila shënon edhe numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, ndërsa numri total i viktimave arriti në 10,612. Në vend pati rritje edhe të numrit të të infektuarve duke bërë që numri të arrijë në 84. 279.   

Nuk paraqitet më e qetë situata në Spanjë, ku u shënuan 619 viktima, duke çuar numrin total të viktimave në 16 972 dhe atë të të infektuarve në 166.019.

Franca nga ana tjetër konfirmoi që në 24 orët e fundit më pak pacientë hynë në kujdes intensiv. Franca është vendi i katërt i prekur në botë pas SHBA, Italisë  dhe Spanjës, me mbi 132,000 raste dhe 14 393 viktima, 561 prej të cilave humbën jetën 24 orët e fundit.

Italia në anën tjetër regjistroi 431 viktima, numri më i ulët i vdekjeve që nga 19 marsi, por duke e çuar numrin e viktimave në 19. 899. Ndërkohë që numri i të infektuarve arriti në 156.363 .

Ndërkohë, SHBA kaluan Italinë në numrin e vdekjeve nga coronavirusi, duke regjistruar më shumë se 20.000 vdekje dhe më shumë se gjysmë milion raste të konfirmuara.

Situata duket komplet ndryshe në Gjermani, ku gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 37 persona dhe numri total i të infektuarve arriti në 126.656.

Mund të lexoni gjithashtu:

Rritet numri i viktimave në Spanjë krahasuar me ditën e djeshme

Më pak pacientë në terapi intensive në Francë, teksa vdekjet në SHBA i tejkalojnë ato të Italisë


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER