Beteja globale me COVID-19, Britania dhuron 200 mln paund për të luftuar pandeminë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria britanike ka vënë në dispozicion për organizatat ndërkombëtare dhe për ato bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar, një paketë me vlerë 200 milion paund, në përpjekje për të parandaluar një valë të dytë tw shpërthimi të coronavirusit në vend dhe për zvogëluar përhapjen e kësaj sëmundje infektive, në vendet më një sistem shëndetësor të dobët.

Kjo e kthen Britaninë e Madhe në një nga donatorët më të mëdhenj në përgjigjen e shqetësimit global.

Vendi tashmë ka hyrë në javën e katërt të izolimit, ndërsa qeveria britanike pritet të shqyrtojë të enjten masat e distancimit sociale dhe nëse ato duhen ndryshuar apo duhet të vijojnë të qëndrojnë në fuqi edhe për një kohë të caktuar.

Numri total i personave që kanë humbur betejën e tyre me COVID-19 në Britani ka tejkaluar shifrën e 10 mijë.

Mbi 200 forca të armatosura do të mobilizohen për t’i ardhur në ndihme stafit të shërbimeve të urgjencës gjatë pandemise në vend. Ushtria ka dhënë kontributin e saj për sistemin e shëndetësisë kombëtare edhe më herët, duke ndihmuar në ndërtimin e një spitali të ri në Londër dhe dërgimin e mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve të tjera spitalore për personelin e vijës së parë.

Ndërkohë, Zyra Postare në Britaninë e Madhe ka zgjeruar afatin kohor të skemës së saj “pyet një mik”, që autorizon një të afërm apo një mik të një të vetizoluari, të tërheq para të gatshme në emër të tij.

Një ditë më parë, kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka lënë spitalin për ta vijuar kurimin e tij në shtëpi. Përmes një video mesazhi, ai falenderoi bluzat e bardha, të cilat e shpëtuan nga vdekja. Kryeministri shprehu optimizëm se Britania e Madhe do e kalojë këtë betejë të jashtëzakonshme ndërkombëtare kundër coronavirusit.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER