Francë, cila është strategjia e daljes nga karantina?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas një raporti, Franca ka nevojë emergjente për një strategji daljeje nga karantina për të shmangur një valë të dytë edhe më të rëndë të prekurish që do e mbingarkonte edhe më shumë sistemin shëndetësor të vendit.

Studimi i publikuar nga Qendra Kombëtare Kërkimore e Shëndetit dhe Mjekësisë në Paris, paralajmëron se edhe nëse masat shtrënguese do të liroheshin nga fundi i majit apo qershori, testimi në shkallë te gjerë është i domosdoshëm për të shmangur rastet e reja.

Më tej, në raport thuhet se heqja e karantinës pa kryer testet mund të çojë drejt pikut të rasteve të rënda, e cila do të kërkonte 40 herë më shumë shtretër në terapi intensive.  

Raporti u publikua një ditë përpara fjalimit të presidentit Emmanuel Macron ku ai pritet të informojë francezët për shtyrjen e afatit të karantinës.  

Miliona francezë po qëndrojnë në shtëpitë e tyre që nga 17 marsi, ata mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për të bërë pazaret e domosdoshme, të vizitojnë mjekun ose për aktivitet fizik.

Por edhe pse izolimi ka çuar drejt një ulje masive të të infektuarve, kjo masë do të duhet të vazhdojë deri në maj dhe idealisht deri në fund të qershorit, paralajmëron raporti.

Kjo do i japë kohë autoritete që të kërkojnë për raste të reja përmes testimeve në masë dhe izolimit të tyre në rast se dalin pozitivë.  

“Heqja e karantinës pa një strategji daljeje do të çonte drejt një rritje të numrit të rasteve, pasi imuniteti i popullsisë ndaj sëmundjes është ende i ulët, nga 1 për qind në 6 për qind” thuhej në raport”.

Kontrolli i epidemisë pa u bërë barrë e sistemit të shëndetësisë do të kërkojë masa distancuese të forta krahas testimeve në masë për të identifikuar menjëherë personat e infektuar dhe më pas izolimin e tyre.

 

Lexoni gjithashtu:

Më pak pacientë në terapi intensive në Francë, teksa vdekjet në SHBA i tejkalojnë ato të Italisë

Dyshohet për 40 raste me COVID-19 në një anije të marinës franceze


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER