Komisionerja paralajmëron shtetet europiane për të mbrojtur kompanitë e tyre nga “pushtimi” kinez

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtetet europiane duhet të blejnë aksione në kompani të ndryshme për t’i bërë ballë kërcënimit të marrjes së tyre nga kinezët, tha Komisioni Europian, si një ndër përpjekjet për të mbrojtur bizneset në mes të krizës së coronavirusit. 

Frika se disa kompani mund të shënjestrohen nga rivalë kinezë ka qënë ekzistente prej disa kohësh, por rënia e fortë ekonomike shkaktuar nga pandemia dhe rënia e shpejtë e çmimeve të aksioneve në të gjithë kontinentin kanë rritur ndjeshmërinë e bizneseve për oferta të mundshme nga të huajt. 

Margreth Evestager, Komisionere për Konkurrencën Evropiane tha për “Financial Times”: “Nuk kemi ndonjë problem nëse shtetet veprojnë si pjesëmarrës tregu, nëse është e nevojshme – dhe nëse ata sigurojnë aksione për një kompani, në rast se duan ta parandalojnë një “pushtim” të tillë”. 

“është shumë e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm se bizneset e ndjeshme rrezikohen të meren nga të huaj”, tha Vestager. 

“Situtat e tanishme nënvizon nevojën për të punuar intensivisht. Kjo është një nga prioritetet kryesore”. 

Disa ndryshime të mundshme po merreshin në konsideratë që para pandemisë dhe megjithëse nuk ka gjasa të ndërmerret ndonjë veprim i menjëhershëm, Vestager tha se donte që rregullat të shërbenin si parandaluese të kësaj dukurie dhe se duhet te vendoseshin sa me shpejtë të jetë e mundur. 

Këto ndryshime shënjestronin korporata në pronësi nga qeveri që nuk bejnë pjeë në BE, për të adresuar kryesisht shqetësimet franceze dhe gjermane, që fuqia e tyre financiare u jep një përparësi të padrejtë ndaj rivalëve europianë. 

Cdo propozim do të kalonte për konsultë dhe më pas të ratifikohej nga Parlamenti Europian. 

Ky është vetëm një ndër propozimet e masave që po merren nga Komisioni Europian për të ndihmuar kompanitë e kontinentit. 

BE-ja ka njoftuar ligje lehtësuese të ndihmës shtetërore, që i lejon shtetet të ndihmojnë në shpëtimin apo edhe të shtetëzojnë disa biznese, të cilat përballen me mbylljen si pasojë e krizës aktuale ekonomike.  


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER