“Po bëjmë shumë për ta luftuar këtë pandemi” këmbëngul ministri suedez

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Suedia i ka rezistuar deri më tani tundimit për të vënë të gjithë vendin në karantinë në mënyrë që të frenojë përhapjen e COVID-19, por është kritikuar ashpër nga ata që e shohin këtë qasje si tepër liberale.  

Qeveria ka këshilluar qytetarët që të punojnë nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin vendet ku grumbullohen shumë njerëz, por kjo mbetet vetëm një këshillë. Nuk ka një sistem në fuqi që t’i ndalojë në mënyrë formale qytetarët që të mblidhen së bashku.  

Deri më sot, në vend janë konfirmuar mbi 10 mijë raste dhe ranë regjistruar 900 vdekje për shkak të coronavirus, ndërkohë që vendet e tjera fqinje si Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia ishin ndër shtetet e para europiane që vendosën masa shtrënguese për lëvizjen e qytetarëve për të shmangur përhapjen e virusit.

Ministri i Suedisë për Çështjet e Bashkimit Europian Hans Dahlgre shpjegoi për Euronews përse Suedia vendosi të mos hyjë në karantinë.
 

“Unë mendoj se po bëjmë shumë për ta luftuar këtë pandemi, për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit dhe gjithashtu për të mbrojtur ata që janë më të rrezikuar. Dhe këtë po e bëjmë përmes një ndërthurje ligjesh, sigurisht. Ne kemi mbyllur shkollat dhe universitetet, kemi ndaluar vizitorët tek shtëpitë e të moshuarve, kemi inkurajuar këdo që është mbi moshën 70-vjeç që të qëndrojë në shtëpi dhe inkurajojmë të gjithë ata që kanë mundësi që të punojnë nga shtëpia”.

“Ka një distancim të madh social, por kjo nuk u bë përmes ligjeve në parlament por nga rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe ata janë figura shumë të respektuara në vendin tim. Sigurisht që gjithmonë ka përjashtime por në përgjithësi kjo është diçka që njerëzit e kuptojnë që është serioze, e marrin seriozisht dhe e kuptojnë pse duhet ta bëjnë këtë”.

Por a është e mjaftueshme?

“Këtë nuk do e dimë deri më vonë. Çdo vend do të gjykohet në varësi të rezultatit kur të vijë fundi i krizës. ”

A ia vlen të rrezikohet?

“Ajo që po them është se vlerësimi se çfarë kanë bërë të gjitha shtetet duhet të monitorohet pasi të dimë që kriza ka marrë fund. Por në pikën ku ndodhemi në këtë krizë, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo hap që do të jetë i nevojshëm dhe i kemi kërkuar suedezëve të mos udhëtojnë gjatë pushimeve të Pashkëve, të mos shkojnë në punë, të mos dalin jashtë nëse kanë simptoma dhe të mbajnë distancë nga njëri-tjetri. Kjo është ajo që po ndodh edhe në Europë dhe ne duhet ta luftojmë këtë së bashku”.

Ndërkohë kryeministri i Suedisë Stefan Lofven tha “Nuk ka qenë e mjaftueshme. Është e qartë për këdo në aspekte të ndryshme dhe ndaj kemi krijuar një strategji të sigurisë kombëtare që përfshin disa perspektiva dhe ka të bëjë me çdo gjë nga furnizimi i ujit të pijshëm tek siguria kibernetike”.

 

Lexoni gjithashtu: 

A po funksionon strategjia e Suedisë për COVID-19?

Qasja e veçantë e Suedisë ndaj coronavirusit

Danimarka dhe Suedia, dy vende fqinje por me politika izoluese kilometra larg njëra-tjetrës


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER