Presidenti Macron: Franca do të qëndrojë në karantinë deri më 11 maj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka njoftuar se vendi do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë deri në 11 maj.

Franca është në karantinë që nga data 17 mars.

Macron deklaroi se pas datës 11 maj, do të fillojnë të hapen gradualisht edhe shkollat.

Gjatë fjalës së tij, president i Francës falënderoi mjekët për përpjekjet e tyre në mbarë vendin por tha se ka ende shumë për të bërë.

“Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona dhe të vazhdojmë të zbatojmë rregullat. Sa më shumë të respektohen ato, aq më shumë jetë njerëzish do të shpëtohen. Për këtë arsye, masat e ashpra kufizuese duhet të vijojnë deri të hënën më 11 maj” u shpreh Macron.

Fjalimi i tij vjen pas shqetësimeve për mungesë të pajisjeve mjekësore si dhe për pasojat shoqërore që do të ketë pandemia në Francë, pavarësisht shifrave inkurajuese gjatë fundjavës së Pashkëve.

Shifrat tregojnë se virusi ka vratë 14.393 persona në Francë, 9 mijë prej të cilëve kanë ndërruar jetë në spital.

Për të katërtën ditë radhazi, numri i pacientëve në terapi intensive ka shënuar një rënie të lehtë.

Franca është ndër vendet me masat kufizuese më të ashpra në Europë. Qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm në rast se duhet të shkojnë në punë, nëse kjo e fundit nuk mund të bëhet nga shtëpia, gjithashtu dhe për të blerë ushqime dhe ilaçe, për të ndihmuar të tjerë në nevojë, ose për ushtrime fizike.

 

Lexoni gjithashtu: 

Francë, cila është strategjia e daljes nga karantina?

Dyshohet për 40 raste me COVID-19 në një anije të marinës franceze


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER