Rusia teston aplikacionin e gjurmimit të qytetarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Komunikacionit të Rusisë ka prezantuar një aplikacion të ri për telefonat celularë i cili i pajis qytetarët me leje të menjëhershme për të dalë nga shtëpitë e tyre gjatë periudhës së izolimit nga coronavirus.

Përdoruesit duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre personale dhe të hedhin një fotografi të tyre për t’u pajisur me lejen në telefon, e cila duhet t’i paraqitet autoriteteve të rendit në rast se iu kërkohet.

Në Rusi, dalja nga shtëpia është e lejueshme vetëm për të hedhur mbeturinat, për të nxjerrë kafshët e shtëpiake, në rast përkujdesjeje për të afërmit apo për të shkuar në punë.  

Por nga ana tjetër, aplikacioni lejon që përdoruesit të mund të gjurmohen nga autoritetet, çka ka ngjallur debate nga grupet e të drejtave të njeriut.

Organizata “Roskomsvoboda”, e cila monitoron lirinë e internetit në vend, tha për Reuters se disa prej masave të marra janë të kuptueshme, por frika më e madhe është se ato mund të qëndrojnë edhe pasi të marrë fund pandemia.

Përmes një deklarate, Ministria tha se aplikacioni ishte krijuar vetëm për t’u testuar dhe se përdorimi nuk është i detyrueshëm.

Të dielën, Rusia raportoi 2,186 raste të reja në një ditë, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Moska dhe shumë rajone të tjera janë në karantinë prej afro dy javësh për të frenuar përhapjen, por numri i rasteve të konfirmuara është në rritje.

Në 12 prill, në Rusi ishin 15,770 raste të konfirmuara me coronavirus ndërsa numri i viktimave është 130.

 

Lexoni gjithashtu:

Moska përshpejton ndërtimin e spitalit të ri infektiv

Putin vesh kostum me mbrojtje biokimike, takon pacientin me COVID-19

A e ka Rusia nën kontroll coronavirusin?


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER