Si po e mposht Gjermania COVID-19?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për vite me radhë, politikanët dhe ekonomistët në fushën e shëndetit në Gjermani janë ankuar se vendi ka një numër të lartë spitalesh. Por kjo pandemi ka provuar të kundërtën.

Në fillim të pandemisë, Gjermania kishte 28 mijë shtretër të kujdesit intensiv, më shumë se shumica e vendeve fqinje. Ditët e fundit ky numër është rritur në 40 mijë, pasi spitalet po përgatiten për një fluks të madh të pacientëve me COVID-19.

Disa ekspertë të shëndetësisë shprehen se në ndryshim nga Spanja, Franca dhe Italia, Gjermania ka një densitet shumë më të lartë spitalesh dhe shtretërish, dhe ky është një avantazh i madh në kriza të ngjashme si kjo e coronavirusit. Dhe kjo është një ironi e fatit, nisur nga kritikat e shumta në të kaluarën.

Në të vërtetë, një studim influencues nga fondacioni Bertelsmann vitin e kaluar, rekomandoi që numri i spitaleve në Gjermani të përgjysmohej, nga 1.400 që ka aktualisht, në më pak se 600. Vetëm një konsolidim i tillë radikal do të “përmirësonte kujdesin shëndetësor të pacientëve dhe do të lehtësonte mungesën e mjekëve dhe personelin e infermierëve.” Por me krizën e shkaktuar nga sëmundja infektive e coronavirusit, ky qëndrim do të ndryshojë.

Gjermania ka më shumë se dyfishin e shtretërve bosh për kujdes intensiv sesa Anglia, në të gjithë sistemin e saj në përgjithësi. Gjithashtu është duke kryer pothuajse 100 mijë teste për koronavirusin në ditë, shumë herë më tepër se fqinjët e saj. Vendi ka rritur në mënyrë të ndjeshme edhe furnizimin e spitaleve të saj me ventilatorë. Sistemi shëndetësor gjerman kishte në posedim 20 mijë ventilatorë,  ndërsa në mes të muajit mars, kësaj sasie iu shtuan edhe 10,000 mijë të tjera.

Testimi i gjerë i popullatës në fazën e hershme të epidemisë, përfshirë edhe ata me simptoma të buta, i lejoi autoriteteve të karantinojnë njerëzit e infektuar, të izolojnë dhe të monitorojnë të gjithë ata me të cilët kanë rënë në kontakt.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER